Produktet kosovare ekspozohen në Pragë

05 qershor 2022 | 12:43

Me moton”USHQIMI DHE KULTURA BASHKOJNË KOMBET”, në Pragë u mbajt edicioni i pestë i Festivalit të Ambasadave, ku 46 vende nga të gjitha kontinentet prezantuan kuzhinën, kulturën dhe destinacionet e tyre atraktive turistike.

Lidhur me këtë ambasadorja e Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj, në kuadër të festivalit të ambasadave në Pagë, ka promovuar produktet vendore të Kosovës.

“Kosova në festivalin e Ambasadave – Ushqim, Kulturë & Turizëm, Pragë 2022”, ka shkruar ajo në “Facebook”,

Po ashtu, veprat artistike me motive nga trashëgimia të Agata Çettës  pasuruan këndin e Kosovës në Festivalin e Ambasadave, e frymëzuar nga arkeologjia dhe etnologjia, ajo paraqiti vepra nga argjila me elemente filigranike.

Për herë të parë në një ngjarje e tillë ndërkombëtare në Pragë, nën tingujt e muzikës folklorike shqipe performoi vallen e bukur tradicionale Ansambli “Oda”.

Pjesë e prezantimit të Kosovës ishte edhe promovimi i turizmit,ndërsa kjo ngjarje u begatua me ushqim tradicional, produkte nga Safrani të kompanisë Safran & KO, PrincCafe,pije nga kompanitë kosovare, “Kosova Wine “, “Golden Eagel”dhe “Stone Castel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 6 deri më 9 qershor, do të organizohet Java…