Profesor Avni H. Alidemaj i bashkohet ‘Forumit Intelektual Europa 2030’

24 shkurt 2024 | 19:53

Profesori universitar Avni H. Alidemaj i është bashkuar ‘Forumit Intelektual Europa 2030’. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Forumit… Prof.Artan Nimani.

Nimani ka bërë të ditur se bashkimi rreth ‘Forumit Intelektual Europa 2030’ i Prof.dr. Alidemajt është vlerë e shtuar dhe frymëzim për neve.

Njoftimi i plotë i Prof. Artan Nimanit:

Ka shumë rëndësi të shkruajmë për angazhimin e Prof. Dr. Avni H. Alidemaj në Forumin Intelektual Europa 2030 dhe për punën e tij të mbarë në bashkëpunim me të gjithë.

Përmes këti postimi, mund të theksojmë vlerën e përpjekjeve të tij për të promovuar dialogun intelektual dhe bashkëpunimin në shoqëri.

Duke uruar për mireseardhjen dua të garantoj punë të perbashket dhe hapësirë veprimi. Ftoj intelektualet e tjerë për të ndjekur shembullin e tij të përkushtimit dhe kontributit në rritjen e debatit intelektual dhe bashkëpunimit në shoqëri.

Avni H. Alidemaj është një burim frymëzimi për të gjithë ne!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona nuk fal në shtëpi ndaj Getafes. Katalanasit fituan 4-0…