Barcelona fiton me goleadë ndaj Getafes për vendin e dytë në La Liga

24 shkurt 2024 | 18:24

Barcelona nuk fal në shtëpi ndaj Getafes. Katalanasit fituan 4-0 në La Liga, në sfidën e mbajtur në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona).

Të besuarit e Xavit shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, ndërsa u futën në pjesën e dytë me dëshirën për të thelluar shifrat. Në 45 minutat e dyta realizuan 3 autorë të ndryshëm, Joao Felix, de Jong dhe Lopez.

Barcelona gjendet në vendin e dytë me 57 pikë, 5 pikë më pak se Reali që luan nesër ndaj Sevillias. Kjo humbje nuk përben problem te Getafe, pasi ekipi është në mesin e tabelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fulham ka arritur një fitore befasuese 2-1 ndaj Manchester United,…