Profesor Elshani pjesë e Forumit të OKB-së

15 dhjetor 2017 | 11:44

Profesori i Shkencave Kompjuterike, dr. Driart Elshani, është ftuar që të flasë në Forumin e OKB-së për Qeverisjen e Internetit në Gjenevë të Zvicrës.

Prezantimi i tij në temën “Open Data the Case of Kosovo” (Të Dhënat e Hapura Rasti i Kosovës) do të mbahet të martën më 19.12.2017 në orën 9:00 në pallatin e kombeve në Gjenevë.

Kjo është hera e parë që një pjesëmarrës nga Kosova do të flasë në një forum të tillë të OKB-së ku marrin pjesë palët e interesit nga e gjithë bota për të diskutuar për të dhënat e hapura, sigurinë kibernetike dhe tema tjera që ndërlidhen me qeverisjen e internetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas interesimit të Newcastel United për portierin Iker Casillas, garës…