Profesoresha Jehona Lushaku-Sadriu i bashkohet LDK-së

22 dhjetor 2021 | 12:15

Profesoresha Jehona Lushaku-Sadriu nga sot është pjesë e Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara. Jehona është ligjeruese në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Shkencës Politike. Ajo ka mbaruar studimet e doktoratës në Universitetin e Hanoverit në Gjermani me temë ‘Evropianizimi përmes kushtëzimit dhe deliberimit’ si dhe studimet postdiplomike në fushën e integrimeve evropiane në Qendrën Jean Monnet në Universitetin e Hanoverit po ashtu në Gjermani”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe Arteve ka shpallur të martën listën…