Profesorët e UHZ-së pjesë e zbulimit të llojit të ri të insektit në Kosovë

20 prill 2021 | 11:48

Është zbuluar një lloj i ri i insektit për shkencën në Kosovë.

Pjesë të punimit në të cilin është përshkruar ky lloj janë dy profesorë nga Fakulteti i Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Astrit Bilalli dhe Milaim Musliu. Punimi është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, e cila boton lloje të reja për shkencën (shih linkun: https://www.facebook.com/BioDataJournal). Lloji i emërtuar si Potamophylax coronavirus, i takon një rendi të vogël të insekteve ujore, që janë të ndjeshme në ndotjen dhe degradimin e ekosistemeve ujore. Aktualisht ky lloj është vetëm në Kosovë në Bjeshkët e Nemuna, pjesa burimore e Lumëbardhit të Deçanit.

Për përshkrimin dhe analizimin e këtij lloji janë përdorur teknikat më të avancuara molekulare, filogjenetike dhe morfologjike.

Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë.

Pjesë e këtij hulumtimi gjithashtu janë profesorë nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Vjenës dhe Universiteti Gießen në Gjermani

Linku i punimit:

https://bdj.pensoft.net/article/64486/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin e Shteteve…