Profesori Nagip Skenderi i bashkohet AAK-së

23 shkurt 2024 | 15:51

Profesori universitar Nagip Skenderi i është bashkuar sot AAK-së.

Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Mirë se erdhe në Aleancë, Prof. Dr. Nagip Skenderi! Me një përvojë të gjerë dhe të ndritshme në sferën akademike, Profesor Skenderi sjell me vete një pasuri njohurish dhe një energji frymëzuese në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë. Aleancën e karakterizon një vizion i qartë për të ardhmen e Kosovës, një vizion për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurt, si anëtare e NATO-s. Me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse profesor Skenderi, përkushtimi ynë për ta bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend dhe avancimin në drejtim të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit, do të jetë padyshim i arritshëm. Suksese në rrugën tuaj të re në Aleancë, profesor Nagip Skenderi! Ju mirëpresim me zemër të hapur në ekipin tonë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fjalën përfundimtare, prokurori Besart Mustafa, ka kërkuar që kryetari…