Profesori publikon 59 emra që dyshohet se kanë marrë pjesë në masakrën në Krushë të Madhe

26 mars 15:18

Të dielën është shënuar 24-vjetori i masakrës në Krushë të Madhe.

Me rastin e kësaj dite, profesori universitar, Durim Abdullahu, ka publikuar një listë me 59 emrat të persona që dyshohet se janë ndër kryerësit e masakrave në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

“Ashtu siç i njohim viktimat e krimeve të luftës me emër dhe mbiemër, po kështu duhen njohur edhe kryerësit e këtyre krimeve të kryera nga Serbia mbi shqiptarët e Kosovës”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Ndër kryerësit e masakrave në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, ku brenda dy ditësh, më 25 dhe 26 mars 1999, forca policore, paraushtarake dhe ushtarake serbe, të ndihmuara nga banorë lokalë serbë dhe romë, vranë mbi 350 shqiptarë, ishin dhe këta persona:

  1. Sava Nikolič
  2. Momčilo Nikolič
  3. Dimitrija Nikolič
  4. Zvezdan Nikolič
  5. Rashko Nikolič
  6. Krunislav Nikolič
  7. Dragolub Nikolič
  8. Novica Nikolič
  9. Stanimir Nikolič
  10. Milladin Nikolič
  11. Vitko Nikolič
  12. Rade Nikolič
  13. Danillo Nikolič
  14. Blagoje Lazar Nikolič
  15. Goran Nikolič
  16. Boban Nikolič
  17. Bogulub Nikolič
  18. Millos Nikolič
  19. Jovan Nikolič
  20. Cvetko Nikolič
  21. Krsta Nikolič
  22. Dusko Nikolič
  23. Nenad Nikolič
  24. Blagoje Todor Nikolič
  25. Sveta Tasič
  26. Srečko Tasič
  27. Darko Tasič
  28. Stajko Petkovič
  29. Sasa Petkovič
  30. Dojcilo Petkovič
  31. Dobri Petkovič
  32. Predrag Petkovič
  33. Stevan Petkovič
  34. Dejan Petkovič
  35. Milos Petkovič
  36. Goran Petkovič
  37. Golub Petkovič
  38. Nenad Petkovič
  39. Borislav Petkovič
  40. Slavko Petkovič
  41. Aleksandar Petkovič
  42. Jovan Petkovič
  43. Ranko Petkovič
  44. Zlatko Đorđevič
  45. Gorolub Đorđevič
  46. Mladen Đorđevič
  47. Bosko Đorđevič
  48. Nebojsa Đorđevič
  49. Gorolub Cvetkovič
  50. Đorđe Cvetkovič
  51. Borislav Cvetkovič
  52. Stanko Cvetkovič
  53. Tomče Cvetkovič
  54. Bajram Gashi
  55. Agim Gashi
  56. Lulzim Gashi
  57. Pera Stankovič
  58. Stanislav Stankovič
  59. Dragan Tomič

Këto masakra u patën përfshirë edhe në aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviqit, të ngritur nga Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për ish-Jugosllavi (ICTY), në Hagë. E urdhëruar nga strukturat shtetërore të Serbisë dhe të Jugosllavisë, këto vrasje u kryen nga policë, paraushtarakë, ushtarë dhe banorë serbë e romë, fqinjë të viktimave.

Ashtu siç i njohim viktimat e krimeve të luftës me emër dhe mbiemër, po kështu duhen njohur edhe kryerësit e këtyre krimeve të kryera nga Serbia mbi shqiptarët e Kosovës. Studimi i historisë dhe i trashëgimisë së luftës, është një fushë specifike shkencore e ngritur veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë dhe ShBA, që duhet zhvilluar teorikisht dhe praktikisht edhe për luftën e Kosovës (1997-1999). Ajo është parakushti që duhet plotësuar por edhe dija që duhet prodhuar për të njohur historinë e kësaj lufte, për të adresuar krimet e luftës dhe për të paqtuar kujtesën për të!

orinë e kësaj lufte, për të adresuar krimet e luftës dhe për të paqtuar kujtesën për të!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, e cila është edhe këshilltare e…