Profesori Smajljaj: Ministria e Arsimit po diskriminon nxënësit e shkollave private

11 qershor 2021 | 11:55

Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka bërë me dije se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po diskriminon nxënësit në bazë të statusit të pronësisë së shkollave ku ata/ato kanë ndjekur shkollën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ministri po mbështet financiarisht studimet jashtë vendit vetëm për nxënësit që kanë mbaruar shkollën në shkollat publike.

Ai ka treguar se thirrja e ministrisë për t`i mbështetur financiarisht studimet jashtë vendit nuk i përfshin nxënësit që kanë mbaruar shkollimin e tyre në shkolla private.

Sipas profesorit Smajljaj, kjo është një diskriminim, i cili duhet të trajtohet nga institucioni i Avokatit të Popullit.

 

Postimi  plotë i profesorit Smajljaj:

 

Ministria e Arsimit diskriminon nxënësit në bazë të statusit të pronësisë së shkollave ku ata/ato kanë ndjekur shkollën.

Ky veprim diskriminues do të duhej të trajtohet nga Avokati i Popullit z. Naim Qelaj.

Ministria e Arsimit bën thirrje për mundësi mbështetjeje financiare për nxënësit që janë pranuar në studime jashtë vendit. Por, kjo përfshin vetëm nxënësit që kanë përfunduar shkollën në shkollat publike.

Pse duhet të diskriminohen nxënësit që kanë qenë në shkolla private, ose jopublike, ose publiko-private?

A janë të licencuara këto shkolla nga Ministria?

Shumë nga shkollat private madje janë shumë më në nivel për nga cilësia e kushtet, krahasuar me shkollat e Prishtinës që u menaxhuan për 4 vite nga ministrja aktuale e arsimit.

Çka nëse nxënësi/ja ka kryer gjysmën e shkollës në shkollë publike e gjysmën në shkollë private?

Pse duhet nxënësit e shkollave private të trajtohen ndryshe, të diskrimonohen në mundësi, edhe pse janë qytetarë/e të Kosovës?

Nëse ky vendim është marr në bazë të kinse orientimeve ideologjike majtiste, atëherë kjo është qasje provinciale ‘majtiste’.

Nëse është menduar se nxënësit e shkollave private janë të pasur materialisht, kjo nuk qëndron. Ka nxënës që janë në shkolla private me bursa si rezultat i arritjeve të tyre. Ose mund të kenë pasur dje mundësi materiale, ndërsa jo edhe sot. Pastaj, nuk do të thotë që nxënësit e shkollave publike vijnë nga familjet e varfëra. Do të ishte shumë e ultë nga ministria të paragjykoj gjendjen materiale të nxënësve.

Nxënësit nuk do të duhej të diskrimonohen për shkak të (kinse) orientimeve idologjike të ministrave e qeverive.

Vajza ime Penda, që është pranuar për studimet Bachelor, deri tani ka marr letter of admission nga tre univerzitete në Evropë, e konsideron Diskriminues vendimin e ministrisë. Diskriminohet për shkak se sapo ka përfunduar shkollën e mesme në një prej shkollave më të mira në Kosovë, MAC, ku ka qenë pjesë e shkollës me bursë si rezultat i arritjeve të saja. Madje gjysmën e shkollës e ka përfunduar në shkollë publike, e një vit shkolle në Tiranë.

Ky veprim diskriminues që prek mijëra nxënës e studentë, do të duhej të trajtohej nga Avokati i Popullit.

No photo description available.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i FC Prishtinës, Besnik Krasniqi, ka thënë se ekipi…