Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik nga e enjtja në konsultim publik

14 shtator 2022 | 13:35

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Projektligji për Pagat ai për Zyrtarët Publik nga nesër do të jenë në konsultim publik.

Sveçla në një konferencë për medie ka theksuar se për 15 ditë do të jetë i hapur periudha për komente dhe sugjerime për këto dy projektligje.

“Janë zhvilluar me dhjetëra takime për të dëgjuar secilin propozim dhe nga secila këto projektligje, ku nga sot i keni konkluzionet tona, ku do t’i presim komentet shtesë deri në finalizimin të tyre dhe procedim të tyre deri në instanca të tjera. Për 15 ditë pune, nga nesër në mëngjes, të dy projektligjet do të janë në konsultim publik, brenda të cilës kohë, të gjithë do të kenë mundësi që ta adresojnë çdo koment apo sugjerim me këto projektligje, apo pjesë të caktuara”, ka thënë ministri Sveçla, i cili në këtë konferencë ishte i shoqëruar edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë,…