Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, Osmani: Mosprezenca e Hotit në seancë tregon se sa shumë lodhet kjo qeveri

12 tetor 2020 | 11:28

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është shfaqur e acaruar ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, për të cilin ka thënë se Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike i duket i parëndësishëm.

Ky reagim i saj ka ardhur pasi Hoti nuk ka qenë prezent në seancë.

“Kjo tregon se sa lodhet kjo qeveri për këtë ligj. Me vet faktin se sot as kryeministri nuk është këtu, tregon se nuk lodhen aspak për dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia”.

“Ajo çka kam marrë unë si kryetare e Kuvendit, ‘janë palaço, parazit’. Nuk është kjo mënyra për të bashkëpunuar. Nuk është kjo mënyra për të arritur unitet për cilëndo çështje”.

“Jam këtu për të treguar se siç e kam votuar për pesë e më shumë hera të tjera, unë e votoj edhe sot, por jo se e meritoni ju këtë votë, sepse në vend që të tregoni bashkëpunim, keni treguar arrogancë të paparë, edhe injorancë po”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar sot sekretarin e…