Prokuroja për vdekjet në Malishevë: Po presim rezultatin e autopsisë

16 prill 2026 | 16:41

Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe është duke u pritur rezultati i autopsisë.

Prokurorja Ardita Beqiri-Hyseni, ka bërë me dije se viktimat janë dërguar fillimisht në QKMF nga familjarët, por aty janë konstatuar pa shenja jete.

“Është e vërtetë që me të vërtetë sot ka ndodhur ky rast edhe i kemi tri viktima, të cilat nga familjarët janë dërguar në QKMF dhe aty kur kanë shkuar pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit këto tri viktima, trupat  e tyre janë dërguar për t’iu bërë autopsia në IML. Shkaqet akoma nuk dihen, mirëpo të gjitha njësitet janë në vendngjarje dhe janë duke i marrë të gjitha veprimet që vërtetohet shkaku i gjithë kësaj çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe ekspertët e zjarrit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

“Nuk kemi informacion deri më tani për këtë, por eksperti edhe i zjarrit, të gjithë ekspertët janë në vendngjarje. Shiko, në vendngjarje shihet që është në tërësi, është tym, ka pasur zjarr në vend, por se si, çka e tutje ju njoftojmë pasi që t’i marrim raportet nga ekspertët përkatës”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar…