Prokurorët nisin hetimet ndaj Trumpit për përfshirjen në sulmin e “Capitol Hill”

27 korrik 2022 | 08:39

Prokurorët federalë kanë nisur një hetim ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për përfshirjen e tij në sulmin e 6 janarit të 2021-ës në Capitol Hill, në përpjekje për të përmbysur rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve.

Sipas raportimit të mediave amerikane, prokurorët kanë nisur intervistimin e dëshmitarëve për parë rolin e ish-presidentit Trump, në këtë sulm.

Vetë ai thuhet se e kishte përkrahur sulmin në fjalë, por e ka mohuar rolin e tij në këtë ngjarje.

Intervistimi i dëshmitarëve nuk do të thotë se domosdo prokurorët do të ngrisin ndonjë aktakuzë ndaj ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Në mesin e dëshmitarëve thuhet se është edhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence.

Ngritja e një aktakuze ndaj ish-presidentit Donald Trump, do të kishte pasoja politike dhe kushtetuese.

Trump sipas të gjitha gjasave do të jetë kandidat për president i ShBA-së nga Partia Republikane, shkruan BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një artist luftarak gjerman theu të njëjtin rekord botëror Guinness…