Prokuroria e Bosnjës ngre aktakuzë kundër Millorad Dodikut

11 gusht 2023 | 14:48

Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiç, të cilët akuzohen për “dështimin për t’i zbatuar vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt”.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës (ZPBH) për “Radion Evropa e Lirë (REL)” më 11 gusht.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës tha të premten për “REL”-in se kishte marrë kërkesë për konfirmimin e aktakuzës kundër Dodikut dhe Lukiqit nga ZPHB-ja.

Më 9 korrik, Zyra e Prokurorit e formoi një ekip të përbërë nga tre prokurorë, pasi u publikua dekreti i Dodikut në gazetën zyrtare të Republikës Sërpska, në lidhje me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë Schmidt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pas xhumasë në Prizren është planifikuar të mbahej një…