Prokuroria e Hagës: Ndaj Nasim Haradinaj kishte fletarrest

26 shtator 2020 | 18:16

Gjykata Speciale e Hagës ka konfirmuar arrestimin e Nasim Haradinajt gjatë ditës së djeshme dhe urdhërin për transferim në Hagë.

Kjo gjykatë ka bërë me dije se për Haradinajn ishte lëshuar edhe një fletarrest.

“Nasim Haradinaj u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim”.

“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Llapi ka vazhduar me rezultate negative në Superligë ku…