Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal kundër Agim Ademit

08 nëntor 2023 | 11:45

Prokuroria Themelore e Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi i dyshuar për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penale Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë  nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale të “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”, shkruan Betimi për Drejtësi.

Mirëpo, prokurori i rastit Ali Hajdini ka nxjerre aktvendim për hedhje të këtij kallëzimi penale me arsyetimin se pas analizimit të natyrës, rrethanave të rastit dhe karakterit të veprës penale çështja duhet të zgjidhet përmes pezullimit të përkohshëm të procedurës.

“Prokurori ka shqyrtuar dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryerësve dhe zotimin e të dyshuarve se di t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alba është sqaruar me Lumbardhin sy më sy. Ajo i…