Prokuroria krejt të zezat ka me jau gjuajt atyre njerëzve në Hagë

08 dhjetor 2020 | 08:41

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për kohën sa ai ishte komandant në zonën e Dukagjinit. Ai ka komentuar pikën e 43 në aktakuzën e Gjykatës Speciale ku thuhet se “në një numër rastesh, përfshirë edhe në fillim të shtatorit të vitit 1998, në zonën operative të Dukagjinit, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi ndërmorën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtetin e tyre mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe FARK, të lidhura me qeverinë në mërgim”.

“A po më pyetni si politikan, si ushtar i atëhershëm apo si njeri që ka kaluar nëpër gjykata?”, pyeti Haradinaj. “Po filloj si njeri që ka kaluar nëpër gjykata. Është normale që Prokuroria ka me i mbledh krejt të zezat e mundshme potencialisht që ekzistojnë edhe me jau gjuajt këtyre njerëzve. Kjo është detyra e prokurorisë dhe aktakuzës”, tha Haradinaj për RTV Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe sot do ta nisë vaksinimin e njerëzve…