Prokuroria ngre 57 aktakuza brenda 24 orëve

12 qershor 2019 | 11:50

Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për urdhërarrest të një personi për veprën penale nga neni 283, si dhe një kërkesë për letër rreshtim kundër një personi për veprën penale nga neni 283.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për bastisje, njëra në rajonin e Prishtinës dhe tjetra në atë të Pejës, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim në rajone të ndryshme.

Linku ku mund ta lexoni të plotë njoftimin e Prokurorit të Shtetit: https://www.psh-ks.net/sq/lajme/raporti-24-oresh-i-prokurorit-te-shtetit-4454.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është përvojë…