Promovohen dy librat e Nusret Pllanës

21 mars 2018 | 15:57

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në shenjë kujtimi të 19-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, të mërkurën është bërë promovimi i dy librave të prof. dr. Nusret Pllanës, libri “NATO intervention in Kosova” dhe filmin dokumentar “Dëshmitë e heshtura” të producentit Nusret Pllana dhe regjisorit Luan Kryeziu.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ka merr pjesë edhe deputeti shqiptar nga Brukseli, Amet Gjanaj me bashkëpunëtorin e tij Nexhmedin Demiri, të cilët kanë bërë shpërndarjen e librit “The Terrorr of Serbian Occupier Over Albanians 1844-1999”, 751 deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Me këtë rast rektor i UPZ-së, prof. dr. Ramë Vataj ka ndarë mirënjohje për Gjanajn dhe Demirin në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tyre në vetëdijesimin e opinionit ndërkombëtar për terrorin serb mbi shqiptarët.

Për librin e profesorit Pllana folën recensentët e librit, prof. dr Sabahajdin Cena dhe prof. dr. Fahredin Shabani, të cilët e vlerësuan lartë punën e autorit.

Ndërsa rektori Vataj ka theksuar se është nder i veçantë promovimi i këtyre librave në UPZ.

Ai ka falënderuar autorin për kontributin e dhënë në zbardhjen e të bëmave të regjimit serb mbi shqiptarët por edhe informimin e opinionit ndërkombëtar për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antoinne Griezmann nuk dëshiron të shkojë në Botërorin e Rusisë…