Promovohet libri “Dashuria e nënës” i autores Kimete Krasniqi-Prebreza

12 nëntor 2021 | 15:02

Në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë është promovuar libri me poezi “Dashuria e nënës”, i autores Kimete Krasniqi-Prebreza.

Në prani të dashamirëve të poezisë, miqve e familjarëve, autorja e librit tha se “Dashuria e nënës” është botimi i saj i parë, por që në vetvete mbledh krijimtarinë jetësore të saj, që nga fëmijëria. Ajo falënderoi të gjithë ata që e shtynë për të qitur në dritë veprën e saj.

Me një devocion të veçantë autorja foli për redaktorin e librit, veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, njëherësh edhe mësues i saj i parë, Mehmet Hajrizin. Për më tepër, një poezi, e cila edhe u recitua në këtë promovim, i dedikohet vet mësuesit të saj, nëpërmjet të cilës, poetesha në mënyrë emocionale vë në spikamë momentin e arrestimit të tij në dhjetor të vitit 1981, përderisa ai është në proces mësimor, në klasë me nxënësit e tij, në shkollën e Grashticës. Njëri nga nxënësit dëshmitarë të këtij arrestimi, ishte edhe vet autorja Kimete Krasniqi.

Redaktori Hajrizi, ndërkaq, gjatë fjalës së tij, dhe një pasqyrë si të strukturës së librit, ashtu edhe formës dhe përmbajtjës, stilit dhe gjuhës me të cilën autorja radhit vargjet e saj në faqet e librit. “Në cilësinë e redaktorit të librit, dua të them se e kam pranuar me dëshirë dhe vullnet të veçantë këtë detyrë, mbasi mbaj një lidhje shpirtërore-emocionale me vendlindjen e autores, me arsimimin e banorëve të asaj treve, me angazhimin personal veçanërisht për shkollimin e për emancipimin e vajzave, të cilat e kishin të pamundur t’i vazhdonin mësimet pas klasës së katërt të fillores, dhe më në fund edhe me vetë autoren.

Ndihem krenar me Kimeten dhe vajzat tjera të Grashticës që të parat shpërthyen kufijtë e jetës së mbyllur dhe trokitën në dyert e shkollave të mesme e të universitetit”, theksoi Hajrizi. Ai tha se t’i kthehesh poezisë pas heshtjes mbi njëzet vjet, është shprehje e vullnetit dhe karakterit të fortë, por edhe e pasionit të pashuar. “Kimetja e zgjoi kohët e fundit muzën e saj, me talentin shpërthyes. I doli punë, por siç do të thoshte Balzaku, puna është mund i këndshëm. Rezultat i këtij zgjimi vjen në duart e lexuesit ky libër, si rindërtim i poezive të humbura dhe me krijime të reja.

Sikur rindërtimi i shtëpive të djegura e të shembura me themel nga forcat serbe, poezia e Kimetes u ringrit, si feniksi nga hiri i vet”, tha redaktori Mehmet Hajrizi. Në këtë promovon u recituan disa poezi nga përmbledhja. Kimete Krasniqi-Prebreza është lindur në Grashticë të Prishtinës më 1972, ndërsa me profesion është biologe dhe punëtore e kualifikuar sociale. Jeton me familjen në Austri prej më shumë se njëzet vitesh.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se sipas të dhënave…