Promovohet libri “Feja e Parasë – Kodi i besimit global” i profesor Artan Nimanit
Është promovuar libri “Feja e Parasë – Kodi i besimit global”, vepra më e re e profesor Artan Nimanit, në një aktivitet që mblodhi profesorë, studiues, kolegë, studentë dhe dashamirës të librit.
Gjatë promovimit u diskutua mbi temat që trajton libri, duke nxitur debat akademik dhe reflektim kritik mbi raportin ndërmjet parasë, besimit dhe shoqërisë bashkëkohore.
Panelistët dhe studiuesit e pranishëm vlerësuan veprën si një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e fenomeneve sociale dhe ekonomike, ndërsa analizat e tyre sollën këndvështrime të reja mbi çështjet që shtjellon autori.
Profesori Artan Nimani theksoi se promovimi nuk ishte vetëm prezantim i një libri, por edhe një ftesë për dialog, debat akademik dhe mendim kritik. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit e veprës, duke shpresuar që libri të nxisë diskutime të mëtejshme dhe të japë kontribut në zhvillimin e mendimit shkencor dhe shoqëror.




