Promovohet postromani Epoka e konsujve… i Bajram Kosumit
Sot, më 20 maj, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës para një audience të madhe u promovua postromani i Bajram Kosumit ‘Epoka e konsujve dhe paradigma të tjerë’. Në sallën “Idriz Ajeti‘ të stërmbushur, Kosumi diskutoi me studentë, profesorë dhe të pranishëm të tjerë për librin e tij duke u përgjigjur në pyetjet e bashkëbiseduesit Profesor Emeritus Merxhan Avdylit si dhe të pjesëmarrësve tjerë. Takimin e promovimit e moderoi Blerta Dibrani.

Ndërsa dje, më 19 maj, postromani Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera u përurua në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Aty përshëndeti të pranishmit rektori i universitetit, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ndërsa për librin folën dekanja Prof. Dr. Emine Shabani, Profesor Emeritus Merxhan Avdyli dhe Prof. Dr. Arlind Ajvazi, në moderim të Adriana Velijajt.

Poashtu, nesër, më 21 maj, në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka‘ në Gjilan do të mbahet promovimi i postromanit Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera.




