KQZ-ja nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën

20 maj 2026 | 17:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar procesin e përgatitjes së fletëvotimeve për diasporën.

Sipas KQZ-së, këtë herë janë thyer rekordet e vitit 2021, me mbi 140 mijë aplikime për votim nga diaspora. Nga këto, 109 mijë janë pranuar, ndërsa rreth 7 mijë janë refuzuar për arsye të ndryshme.

Votimi jashtë vendit përmes postës pritet të nisë më 25 maj dhe të përfundojë më 6 qershor. Ndërkohë, votimi në përfaqësitë diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…