Pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj: Nuk punohet me gjenerator, po shkatërrohen bizneset

19 gusht 2022 | 21:20

Reduktimet e rrymës janë duke dëmtuar edhe biznesmenin e njohur kosovar, pronarin e kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj përmes “Facebook-ut” ka thënë se këto reduktime po shkatërrojnë bizneset private, sidomos ato të turizmit.

“Shtrohet pyetja si mund të funksionojë ky sektor me reduktime, në temperatura 38 gradë plus, apo në stinën e dimrit sis do të zhvillojmë turizmin dhe pritjen e turistëve me zhurma të gjeneratorëve?” ka shkruar Kurtishaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Shkrimit të tij i ka bashkangjitur edhe një video të gjeneratorit që ka ndezur pranë dyqanit të tij, për shkak të reduktimeve të rrymës.

Postimi i plotë i tij:

Nuk punohet me gjeneratora!

lg.php.gifNdërprerja e energjisë elektrike apo thene shkurt reduktimet po shkaktojnë pasoja të rënda për të gjithë sektorin privat e në veqanti sektorin e turizmit edhe ashtu të shkatërruar.

Shtrohet pytja si mundë të funksionojë ky sektor me reduktime, në temperatura 38 gradë plus apo ne stinen e dimrit si do te zhvillojme turizmin dhe pritjen e turisteve me zhurma të gjeneratorëve?

Dëmet janë të konsiderueshme duke e ndalur energjinë elektrike herë 2 orë besa në Prizren e rajone tjera edhe më tre orë e më shumë.

Kjo situatë sa është e vështirë në edhe aspektin human per shkak të temperaturave të larta është po aq edhe neveritëse jo vetëm për të punësuarit por edhe për klinetët të cilët në raste të caktuara janë viktimë e këtij kolabsi energjetik.

Bizneset paguajnë taksat, paguajnë obligimet, mbajnë gjallë ekonominë e vendit dhe krejtë fundë mbesin pa shpresë për zhvillim të mëtejmë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS),…