Pronarit të “Kosmonte Foods” i vidhen 88 mijë euro në banesë

29 shkurt 2024 | 10:45

Pronari i Kompanisë “Kosmonte Foods”, Lulzim Begaj, ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është thyer banesa dhe i janë vjedhur 88 mijë euro.

Siç është mësuar nga burime brenda autoriteteve të sigurisë, dje rreth orës 18:00 ishte vërejtur nga Begaj që i është thyer dera e banesës me forcë në Ulpianë dhe rasti menjëherë ishte lajmëruar në Polici.

Begaj ka deklaruar se kur është kthyer në banesën e tij në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, derën e banesës e ka gjetur të hapur.

Ai ka thënë në Polici se aktualisht nuk dyshon në askënd.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Forenzika. Ndërsa, prokurori kujdestar e ka cilësuar rastin si vjedhje e rëndë.

Rasti është raportuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Isuf Sokoli, Prishtinë 28.02.2024 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij dhe kanë vjedhur një shumë të madhe të parave. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtori i ekonomisë në Britaninë e Madhe FCDO (Zyra për…