Protesta masive në Madrid kundër politikave të bisedimeve për Kataloninë

10 shkurt 2019 | 16:12

Mijëra protestues janë mbledhur në Madrid të dielën për të kundërshtuar planin e Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.

Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez u ka ofruar separatistëve një raportues për bisedime.

Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën.

Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë, raporton “Rel”.

Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.

Autoritetet kanë raportuar se numri total i demonstruesve arriti në 45 mijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike 2020 duket se…