Protesta në Gjeorgji pas rezultatit të zgjedhjeve

02 dhjetor 2018 | 17:10

Mijëra gjeorgjianë kanë protestuar pas rezultatit të zgjedhjeve ku Salome Zurabishvili, i mbështetur nga partia më e madhe në vend, ka dalë fitues në zgjedhjet presidenciale.

Me flamuj të Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian, protestuesit në Tbilisi kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare si dhe ligj të ri zgjedhor.

Zurabishvili, ka marrë 59.5 për qind të votave, përderisa kandidati i opozitës, Grigol Vashazde, ka marrë 40.5 për qind.

Vashadze ka bërë thirrje për protesta paqësore duke kundërshtuar rezultatin zgjedhor, si dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina është kampione vjeshtore në IPKO Superligën e Kosovës…