Prishtina, kampione vjeshtore në Superligë

02 dhjetor 17:06

FC Prishtina është kampione vjeshtore në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e fundit kryeqytetasit e fituan derbin ndaj Dritës me rezultat 2-0. Golat e fitores në këtë ndeshje i realizuan Meriton Korenica, në minutën e 56-të, dhe Basit Khalid në minutën e katërt të kohës shtesë.

Prishtina e mbylli këtë sezon në vendin e parë me një pikë me shumë se skuadra e Feronikelit, e cila pozicionet e dyta. Ndërsa kampionia aktuale e elitës, Drita e përfundon sezonin vjeshtor në pozitën e gjashtë me 23 pikë.

IPKO Superliga

Prishtina – Drita              2-0
Trepça ‘89 – Ballkani      1-0
Gjilani – Ferizaj                1-0
Drenica – KEK-u              5-1
Llapi – Liria                       1-0
Feronikeli – Flamurtari   2-0

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalit e ka fituar ndeshjen që kishte disa…