
Protesta për vrasjen e 18-vjeçares, hidhet ngjyrë e kuqe në drejtim të policisë
24 gusht 2021
| 12:14
Protestuesit i kanë hedhur ngjyrë të kuqe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Ferizaj në protestën që është mbajtur për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
“Policia i ka duart me gjak” thirren protestuesit derisa hodhën ngjyrën, raporton “Klan Kosova”.