Protestat në Amerikë: Gjunjëzohen oficerët e policisë në shenjë solidariteti

02 qershor 2020 | 10:08

Teksa tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen mes protestuesve dhe policëve në disa vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, disa përfaqësues të policisë kanë treguar solidaritet duke u gjunjëzuar para protestuesve dhe duke marrë pjesë në marshime.

Oficerë të policisë në New York, Oregon, Florida, Iowa dhe Kentucky u gjunjëzuan para njerëzve që po protestonin në lidhje me dhunën policore dhe racizmin kundrejt komuniteteve afro-amerikane. Policë nga Michigan dhe Virginia iu bashkuan gjithashtu protestave.

Protestat e dhunshme vijojnë nëpër të gjithë Amerikën si kryengritje për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar katër bashkëluftetarët…