Protestohet në Gjakovë për vrasjen e dyfishtë

10 gusht 2018 | 12:40

Nën sloganet “Mos shfajësoni fajtorët” dhe “Reagoni me kohë”, Shoqëria civile e Gjakovës në përkrahje nga RrGK-ja (Rrjeti i Grave të Kosovës), sot kanë marshuar prej Parkut të Qytetit deri tek Çarshia e Vogël për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40-vjeçare dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës.

Kjo protestë është organizuar edhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.

Marshit protestues të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës i është bashkuar edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Edhe ato së bashku me shuma gra të tjera po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Reagoni me kohë”, duke kërkuar drejtësi pas vrasjes së Valbona Marku Nrecaj dhe vajzës së saj.

Në mesin e protestuesve janë edhe fëmijët e së ndjerës, të cilët mbajnë bluza me fotografinë e motrës dhe mbishkrimin “Drejtësi për Klarën”.

Në mesin e pankartave është edhe ajo që e mban i biri i viktimës në dorë me mbishkrimin “Të dua nënë”.

Shkëlzen Marku, vëllai i gruas së vrarë Valbona Marku, tha shteti i ka neglizhuar dhe nuk është marr me ta.

Sipas tij, pas të pamës do vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për motrën dhe mbesën e tyre.

40-vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9-vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë (BQK), Fehmi…