Mehmeti njofton ambasadoren e Finlandës me zhvillimet në sektorin financiar

10 gusht 2018 | 12:40

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur të premten në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Mehmeti e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, me theks të veçantë në sektorin bankar.

“Sektori bankar vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë. Këto zhvillime pozitive po ndikojnë edhe në rritjen e aktivitetit të tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar guvernatori Mehmeti.

Ai ka falënderuar ambasadoren dhe shtetin e Finlandës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritashëm me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamaki ka shprehur kënaqësinë me zhvillimet në sektorin financiar, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me BQK-në të vazhdojë edhe më tutje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) nga ora 21:00 fillon edicioni i ri…