Protestohet në Prishtinë në përkrahje të çlirimtarëve

12 qershor 2021 | 11:54

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po mbahet një aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në përkrahje të çlirimtarëve të vendit.

Ideatori i këtij aktiviteti, Besart Gashi ka paraqitur figurat e ish drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, e të tjerë.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Protestuesit po ashtu gjatë aktivitetit kanë pasur me vete edhe flamujt kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në llogarinë e saj zyrtare…