Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, shprehen të pakënaqur me pagat

29 janar 2024 | 13:03

Sindikatat dhe punëtorët e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) kanë protestuar të hënën para objektit të kësaj ndërmarrje.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë me “rritjen e përshkallëzuar” prej 15 për qind deri 3 për qind të pagave.

Sipas tyre, rritja e përshkallëzuar e pagave  thellon hendekun në mes të punëtorëve dhe stafit menaxheria të KOSTT-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka  prezantuar lehtësirat e krijuara si dhe…