Murati thotë se qeveria ka punuar në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë

29 janar 2024 | 12:47

Dogana e Kosovës ka  prezantuar lehtësirat e krijuara si dhe ka bashkëbiseduar me komunitetin e biznesit.

Në konferencën për medie është thënë se Dogana e Kosovës është e përkushtuar për ta avancuar sistemin dhe proceset drejt lehtësimit të tregtisë.

Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka përmendur disa prej hapave që janë marrë viteve të fundit, siç është kthimi i terminaleve doganore në operim shtetëror në mënyrë që të hiqet barra administrative, por edhe kostoja financiare për shumë biznese.

Ministri Murati ka thënë se qeveria ka punuar në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, duke shtuar se me hapjen dhe zhdoganimin e plotë të portit të Durrësit do të ulet kostoja për biznes. Ai  ka përmendur edhe lirimin nga taksa doganore për disa prej lëndëve.

“Kthimi i terminaleve doganore në pronësi apo në operim shtetëror, në mënyrë që të hiqet edhe barra administrative, por edhe kostoja financiare për shumë biznese. Kemi filluar zhdoganimin e plotë të portit të Durrësit që ulë koston e bizneseve, sepse mund të përfshihen disa prej kontrolleve dhe të ulen edhe kostot e bizneseve që kalojnë mallrat e tyre në atë port”, ka thënë Murati.

Sipas tij, me mbështetjen e Bankës Botërore është miratuar edhe themelimi i dritares kombëtare që u ndihmon tregtarëve t’i kryejnë shërbimet në mënyrë digjitale.

Ndërsa drejtor i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, ka deklaruar se arritjet që ka pasur dogana në krijimin e lehtësirave për tregti do të ishin të pamundura pa bashkëpunimin me partnerët e sektorit privat dhe pa përkushtimin e stafit të cilët ka qenë të përkushtuar në inovacion dhe krijimin e lehtësirave në të gjitha fazat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar shqiptarët e vrarë…