Protestojnë punëtorët e lotarisë, kërkojnë ndryshimin e ligjit dhe marrjen e pagave

25 tetor 2021 | 12:55

60 punëtorë të Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe këtë të hënë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Punëtorët e këtij institucioni kanë kërkuar ndryshimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe marrjen e pagave.

Ata po ashtu kanë kërkuar që të rikthehen në punë pasi tash e sa kohë janë të papunë.

Kryetari i Sindikatës së Lotarisë, Shkumbin Goçi, i cili ka treguar për arsyen e protestës, ka theksuar se kanë kërkuar takime me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, por  një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh.

Ai ka thënë se nuk do t’i ndalin protestat derisa kërkesat e tyre të gjejnë zbatim.

Ndërsa Zijadin Ramadani, përfaqësues i Sindikatës së Lotarisë në Ferizaj, ka thënë se që 30 muaj janë të neglizhuar nga shteti. Edhe kërkesa e tij është kthimi në punë dhe pagat të cilat nuk i kanë marrë tash e një kohë.

Më tutje, Ibadete Hasani-Berisha, ka treguar edhe për premtimin që ishte bërë për një takim me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, por që ky takim nuk ndodhi asnjëherë.

Para dy viteve Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për mbylljen e të lojërave të fatit në Kosovë, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 10 maj 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hiç më pak se 5834 lëndë, menaxhmenti i ri i…