
Protestuesit para OVLUÇK-së përleshen me policinë e EULEX-it (Foto)
25 shtator 2020
| 15:35
Qytetarët e grumbulluar para selisë së OVLUÇK-së janë përleshur me pjesëtarët e policisë së EULEX-it.
Ata kanë gjuajtur shishe të ujit ndaj pjesëtarëve të EULEX-it, duke kundërshtuar arrestimit e kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucatit.
Të njëjtit kanë intervenuar për t’i shpërndarë Policia e Kosovës.
Metush Kryeziu, anëtarë i OVLUÇK-së ka thënë se nuk kanë bërë thirrje që të grumbullohen të gjithë veteranët sepse sipas tij, nëse dalin të gjithë atëherë bllokohet vendi, raporton EO.
Ai i ka bërë thirrjeve kryeministrit dhe presidentit që të veprojnë, që mos të lejojnë arrestime.
Veteranët e kanë konsideruar të padrejtë vendimin për arrestimin e Gucatit.