Policët e Kosovës do të kryejnë kontrollet në ShSKUK

25 shtator 2020 | 15:27

Besueshmëria në shërbimet shëndetësore të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, po shënon rritje.

Si rezultat i shtimit të besueshmërisë në shërbimet që ofrohen nga institucionet shëndetësore në varësi të ShSKUK-së, ShSKUK-ja dhe Policia e Kosovës, të premten kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për ekzaminimin mjekësor dhe psikologjik të rekrutëve dhe personelit policor në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e bënë, ud. drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga testimet…