Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 18 qershor

21 maj 2022 | 16:59

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore 2022.

Siç bëhet me dije, provimi do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.

“Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati)”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Për më shumë informata klikoni Këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë ka konfirmuar sot se së shpejti do…