
PS-ja 74, PD-ja 59, LSI-ja 4 dhe PSD-ja 3 deputetë
27 prill 2021
| 12:29
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se deri më tani janë numëruar 4855 vendvotime nga 5199 saj janë gjithsej në Shqipëri.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Socialiste, e drejtuar nga Edi Rama ka fituar 48.64 për qind të votave apo 74 deputetë, ndërsa Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha ka fituar 39.40 për qind të votave apo 59 deputetë, raporton “Epoka e re”.
Gjithnje duke iu referuar statistikave të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Socialiste e Monika Kryemadhit ka fituar 6.87 për qind të votave ose katër deputetë, e pasuar nga Partisa Socialdemokte (PSD) e Tomë Doshit me 2.25 për qind ose tre deputetë.