PSD-ja: Italia kërkon zgjedhje të lira dhe demokratike

24 shtator 2019 | 19:00

Një delegacion i Partisë Socialdemokrate (PSD), i përbërë nga kryetari Shpend Ahmeti, nënkryetarja Shqipe Pantina dhe drejtuesi i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Belgzim Kamberi, kanë pritur të martën në Prishtinë, ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë,  Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit është biseduar kryesisht për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, ku përfaqësuesit e PSD-së dhe ambasadori Italian, kanë shprehur optimizmin e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate kanë shprehur mirënjohjen e tyre për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian për Republikën e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhevahire…