PSD-ja kërkon lirimin Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të kësaj partie

14 shkurt 2022 | 16:49

Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas arrestimit të liderit të kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe të disa aktivistëve të tjerë në zyrat e ZRrE-së.

Kjo parti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të aktivistëve të tjerë.

“PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj, përfshirë edhe kryetarin e saj, z. Dardan Molliqaj. Arrestimi i tyre përbën një veprim që kundërshton të drejtën për të protestuar dhe kërkuar që vendimet që na prekin të gjithëve të mos qëndrojnë të fshehura publiku. Përdorimi i dhunës së shtetit në shërbim të fshehjes së dokumenteve publike është një tregues i natyrës së pushtetit që sot është vendosur në vend”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Reagimi i plotë i PSD-së:

ARRESTIMI I AKTIVISTËVE TË PSD-së ËSHTË VEPRIM ANTIDEMOKRATIK

Protesta e jonë sot pranë zyrave të ZRrE-së kishte vetëm një qëllim – që vendimi përmes së cilit është bërë rritja enorme e faturave të energjisë elektrike të bëhej publik. Përderisa çmimin e lartë e të papërballueshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës na e kanë treguar menjëherë, shumë prej çështjeve dhe rrethanave që lidhen me këtë vendim qëndrojnë të panjohura, përfshirë këtu edhe vet vendimin.

Protesta jonë e sotme ishte kërkesë për transparencë. Kjo mungesë transparence po minon çdo mundësi që t’i kundërvihemi padrejtësisë sociale të tarifave të reja të energjisë. Për më tepër, mospublikimi i këtij vendimi bie ndesh edhe me legjislacionin në fuqi.

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj, përfshirë edhe kryetarin e saj, z. Dardan Molliqaj. Arrestimi i tyre përbën një veprim që kundërshton të drejtën për të protestuar dhe kërkuar që vendimet që na prekin të gjithëve të mos qëndrojnë të fshehura publiku. Përdorimi i dhunës së shtetit në shërbim të fshehjes së dokumenteve publike është një tregues i natyrës së pushtetit që sot është vendosur në vend.

Kjo çështje na prek të gjithëve e sidomos ata që kanë pak. Andaj edhe kundërshtimi është i drejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës është deklaruar për arrestimin e zyrtarëve të…