PSD-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

27 nëntor 2018 | 14:18

Partia Socialdemokrate (PSD), ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe ka kërkuar jetësimin e tyre.

Nënkryetari i kësaj partie, Visar Ymeri ka thënë se Unioni doganor do të ketë bashkim doganor për heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore, ndonëse sipas tij, ky është vetëm një hap prej atyre të domosdoshmeve, ngase duhet të hiqen edhe pengesat e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, si dhe ato për shërbime.

“Tregu i përbashkët do t’i përmbushte nevojat e dy vendeve dhe do të behej konkurrent me tregjet e huaja”, ka thënë Ymeri në konferencë për media, përcjell “ksp”.

Deputeti Dardan Molliqaj, ka folur për Rezolutën e iniciuar nga PSD-ja për heqjen e tarifave roaming, e cila sipas tij, pritet të bëhet funksionale gjatë vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Dita e Sigurisë së…