PSD-ja kritikon dy projektligje të qeverisë

17 janar 2022 | 14:45

Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka kritikuar Projektligjin për Inspektimin Administrativ.

Gjatë një konference për media, ai ka thënë se përmes këtij projektligji synohet  të vendoset mbikëqyrje dhe kontrolli në administratën publike.

“Synimi është që t’i nënshtrojë dhe disiplinojë zyrtare të administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, ku ata do të mund t’i nënshtrohen inspektimit administrativ e pastaj ajo vazhdon me gjobë dhe shumë çështje tjera që normalisht në vende demokratike janë mandat kompetence e sistemit të drejtësisë dhe deri në njëfarë mase të eprorëve ose departamenteve që ata punojnë”, ka deklaruar ai.

Kastrati ka kritikuar edhe projektligji për inspektime. “Gjithashtu është edhe ligji për inspektime, ku Qeveria ka synim ta centralizojë kontrollin dhe ndikimin. Pra përmes të këtyre dy ligjeve, njëra e rrit kontrollin dhe ndikimin te zyra e kryeministrit ku ata kanë mandat të inspektojnë dhe kontrollojnë shumicën e fushave dhe në tërë territorin e Kosovës, që normalisht sipas rregullativës në Kosovë është që shumica e tyre janë kompetenca vetanake të Komunës. Pra Komuna duhet të ketë kompetenca të plota dhe ekskluzive në veprimtari të caktuara që ta bëjë inspektimin. Ndërsa me këtë ligj, është një tendencë që të vendosin një mbikëqyrje dhe kontroll edhe pranë kësaj agjencie që është në kuadër të zyrës së kryeministrit”, ka deklaruar Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspekcionit, me asistim të Policisë së Stacionit Jugor…