PSD-ja ndërron logon e partisë, Molliqaj zbulon dizajnin e ri

08 shkurt 2020 | 17:15

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka modifikuar logon e saj.

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, e ka bërë njoftimin për ndryshimin e logos së partisë së tij në Facebook.

“Aksioni demokratik kërkon subjekte autonome drejt përvojave krijuese. Shumë kënde sepse pozicione te ndryshme e heterodoksi, drejt rrethit sepse demokraci, na doli një yll”, shkruan Molliqaj.

Njoftimi i Molliqajt:

Simboli ynë është abstrakt, por me shprehje. Është demokracia si fushë e hapur. Pa vend të garantuar për subjektin, apo çfarëdo entiteti substancial.

Tek format e ndara, por që rrijnë bashkë me njëra – tjetrën kemi paraqitur pikëpamjen tonë për demokracinë shoqërore. Klasa, shtresa, çështje: punëtorët, barazia gjinore, ambienti. Ajo është shumësia në veprim si marrëdhënie e vazhdueshme hegjemonike midis secilës pjesë dhe tërësisë, që nuk degradon në politikë identitare, as nuk mbyllet e reduktohet tek Njëshi unitar.

Politika ushtrohet tash dhe këtu. Aksioni demokratik kërkon subjekte autonome drejt përvojave krijuese. Shumë kënde sepse pozicione te ndryshme e heterodoksi, drejt rrethit sepse demokraci, na doli një yll. Ky yll që disa e vërejnë e disa jo, nuk është as si ylli i Holywoodit, as ylli evropian, as ylli amerikan; nuk është as ylli ndriçues i realizmit socialist.
Përmes yllit ne shprehim natyrën e të vërtetës dhe marrëdhënien tonë me të. Ajo është kërkim e synim, siç është ylli orientues. Por, karakteri i saj i përhershëm është i lidhur me natyrën e saj të pambërritshme. Ajo nuk kapet as nuk mbërrihet sepse historia nuk kryhet.

Gjithnjë në bërje, në formësim, asnjëherë i përfunduar./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në procesin e dialogut Kosovë-Serbinë, i cili synohet të rifillojë…