PSD-ja organizon ‘referendum për bashkim më Shqipërinë’, fton Kurtin që të marrë pjesë

27 nëntor 21:16

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i ka shkruar mesazh privat dhe e-mail zyrtar kryeministrit të Kurtit që ky i fundit të marrë pjesë në aktivitetin që kjo parti do ta organizojë, që ka të bëjë me “organizimin e referendumit ku do të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.

Sipas Nushit, kjo kërkesë ndaj Kurtit vjen pasi kreu i qeverisë ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, dhe se fundmi këtë çështje e ka riaktualizuar me deklaratat e tij.

“Nesër, në ora 13:00, kabina dhe kutia e votimit do të jenë në sheshin Skënderbeu, pranë zyrave të kryeministrisë, në mënyrë që t’ua bëjmë më të lehtë votimin sepse e kemi parasysh që ju i keni 700 punë. Ju sigurojmë që referendumi është demokratik dhe paqësor. Shihemi në shesh”, thuhet në emailin zyrtar dhe në mesazhin privat të Nushit drejtuar kryeministrit Kurti.

Kujtojmë se para pak ditësh, kreu i qeverisë tha se në një referendum paqësor e demokratik, ai do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nën kryesimin e zëvendësministres…