PSD-ja po gabon, tërë kohën flet për VV-në e shumë pak për vete

13 maj 2020 | 10:43

Opinionisti Blerim Latifi u ka treguar dy anëtarëve të Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçit dhe Zgjim Hysenit, se ku po gabojnë ata si parti e re në për bërje të politikës. “Tërë kohën flisni për VV-në e shumë pak për vete”, ka thënë Latifi në emisionin Pressing në T7.

“Unë kam dëshirë, personalisht jam liberal i djathtë, kam dëshirë në skenën politike të shoh një parti të pastër të djathtë. Jo aso maoiste, leniniste e ideologji të vjetruara. Por parti të majtë të pastër. E pashë javën e kaluar Dardan Molliqajn, foli një orë e gjysmë në emision vetëm për Albin Kurtin. Kjo juve ju konsumon. Ju harxhon dhe në fund ai fiton.  Gabim tjetër ishte pozicionimi. Shkuat dhe u futët në koalicion me një parti të djathtë të cilën e kritikonit”, kanë qenë disa prej kritikave që Latifi mbrëmë ua ka dhënë Natyra Kuçit dhe Zgjim Hysenit, të cilat në emision përfaqësonin Partinë Socialdemokrate.

(B. D.: ‘Epoka  e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia…