Pse 50 % e punonjësve shëndetësorë po shkojnë në Gjenevë

02 dhjetor 2022 | 08:20

Edhe Franca po përballet me mungesën e personelit të kujdesit shëndetësor, kështu që autoritetet në rajonet fqinje franceze po mendojnë t’u kërkojnë studentëve të tyre të infermierisë që të rimbursojnë një pjesë të trajnimit të tyre nëse shkojnë për të punuar në Zvicër.

Objektet e kujdesit shëndetësor në rajonet kufitare – duke përfshirë spitalet, klinikat dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit – nuk mund të funksionojnë siç duhet për shkak të mungesës së personelit.

Shkaku kryesor i këtij problemi, raportojnë autoritetet rajonale, është “atraktiviteti që Zvicra dhe pagat e saj të larta ushtrojnë në zonat kufitare franceze”, të cilat hasin vështirësi për sa i përket mbajtjes së profesionistëve shëndetësorë.

Më shumë se 50 për qind e punonjësve të sektorit shëndetësor në zonën e Gjenevës vijnë nga Franca.

Për këtë arsye, zyrtarët francezë të kufirit po mendojnë që studentët infermiere të nënshkruajnë kontrata në të cilat ata angazhohen ose të qëndrojnë në Francë, ose të rimbursojnë një pjesë të kostos së trajnimit të tyre nëse zgjedhin të punojnë në Zvicër./albinfo.ch/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 47-vjeçare ish gazetari dhe ish –…