Pse çmimi i Ripple është shumë më i vogël se i Bitcoin?

04 janar 2018 | 20:04

Ripple po fluturon. Kjo kriptovalutë është përshtatur për përdorim profesional dhe bëri bujë këtë javë pasi çmimi i saj u rri më shumë se 1,000 për qind më pak se një muaj.

Tani Ripple ka arritur vlerën prej 3.70 dollarë sipas CoinMarketCap, e cila në letër duke si një vlerë e vogël krahasuar me 15,000 dollarë për një Bitcoin. Mirëpo, krahasimi i tyre mbi këtë bazë është gabim.

Është e ngjashme me mënyrën se si nuk mund ta krahasosh thjesht çmimin e valutave të ndryshme. Dëshironi të përdorni dollarët tuaj për të blerë euro? Aktualisht një dollar kushton 0.83 euro. Ju mund të shihni këtë shifër dhe të mendoni se një euro ka vlerë më pak se një dollar, por çmimi i mallrave dhe shërbimeve do të përcaktojë nëse jeni duke bërë një marrëveshje të mirë. Nëse një telefon i mençur është 500 dollarë në SHBA dhe 500 euro në Francë, atëherë më mirë është ta blini telefonin në SHBA duke përdorur dollarë. Nëse telefoni është 300 euro në Francë, megjithatë ato 83 cent nuk duken si një marrëveshje e keqe. Kursi i këmbimit është vetëm një pjesë e enigmës.

Shikimi i çmimit është mirë për të kuptuar lëvizjet e tregut, por kjo nuk do t’iu ndihmojë të krahasoni vlerën reale të kriptovalutave. Deri sa një Bitcoin ka vlerën e 15,000 dollarëve dhe një Ripple kushton 3.70 dollarë, kjo është e shtrembëruar nga fakti se ka më pak Bitcoin për ta krahasuar. Aktualisht në qarkullim ka rreth 17 milionë Bitcoin, kurse sasia e Ripple është afër 40 miliardë.

Kjo na ndihmon të shpjegojmë pse analistët vendosin theksin në kapitalin e tregut kur krahasojmë kriptovalutën. Vlerësimi i përgjithshëm i të gjitha treguesve në qarkullim tregon se sa është vlera e tregut. Ripple ka një kapital të tregut prej 142 miliardë dollarësh, Bitcoin qëndron në 252 miliardë dollarë, ndërsa Ethereumi është në vendin e tretë, me një kapital të tregut prej 100 miliardë dollarësh. Ripple duket si një lojtar i vogël i bazuar në çmimin e tij, por kapitali i tregu tregon se është një kampion i rëndë me miliarda dollarë përreth. Çmimi i tij është i ulët për faktin se sasia e tij në qarkullim është shumë e madhe.

Kjo nuk do të thotë se çmimi i tij është i padobishëm. Ky është një tregues i mirë i fitimeve dhe humbjeve që investitorët po bëjnë me kalimin e kohës. Çmimi i Ripple ka lëvizur prej 0.26 dollarë që ishte me 2 dhjetor 2017 në 3.7 dollarë që tregtohet aktualisht, një rritje më shumë se 1,000 për qind brenda një muaj. Nga kjo mund të themi se nëse një investitor ka blerë Ripple me vlerë prej 100 dollarësh, tani ai zotëron mbi 1,000 dollarë. Ne nuk dimë më shumë në lidhje me numrin e përgjithshëm të investitorëve në kriptovalutën Ripple, megjithatë ky është vendi ku kapitali i tregut ka dobi.

Herën tjetër, nëse dikush i thotë se Bitcoin po performon më mirë se Ripple, atëherë filloni të qeshni me ta. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin…