Pse duhet t’i pastroni gjithmonë rrobat e reja

17 shtator 2018 | 21:33

A jeni edhe ju nga ata që veshin menjëherë rrobat që sapo keni blerë?

Ky artikull ju ofron informata mbi atë se pse nuk duhet t’i vishni rrobat e sapo blera, pa i larë së pari.

Në shumë raste, irritimet dhe alergjitë e lëkurës shkaktohen nga kemikate që krijohen në rrobat e reja.

Profesori Donald Belisto, dermatolog, pohon se rrobat e reja duhet të pastrohen menjëherë si të arrini në shtëpi. Rrobat e reja mund të sjellin edhe mikrobe nga personat që kanë provuar ato para jush, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, kjo gjë është me rëndësi të madhe edhe për shkak të higjienës personale. Ju mund të supozoni se rrobat janë të pastra, vetëm sepse duken të tilla, mirëpo duhet të bëni kujdes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensioni i lartë i gjakut rrallëherë ka simptoma të dukshme,…